Kryetari që qëndron pranë njerëzve – Muharremaj kafen e mëngjesit e pi me punëtorë

07.11.2025

Njeriu i palodhshëm dhe i pandalshëm, kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, edhe sot e dëshmoi se për të puna me qytetarët nuk njeh pushim.

Ditën e premte ai e ka nisur me një takim miqësor me punëtorët e komunës, duke pirë kafe bashkë me ta dhe duke ndarë momente të përzemërta.

Muharremaj, i njohur si një kryetar që gjithmonë ka qëndruar afër qytetarëve pa dallim dhe ka treguar respekt të veçantë për punëtorët e komunës, po vazhdon me ritëm të pandalur punën për përmirësimin e infrastrukturës dhe jetës në Suharekë.

Në njoftimet e fundit, kryetari ka bërë të ditur se po vazhdojnë punimet në disa zona të rëndësishme të komunës. Së fundmi, janë kryer pastrime të lumenjve në Sallagrazhdë dhe në lumin Toplluha, duke kontribuar në një mjedis më të pastër dhe më të sigurt për banorët.

Po ashtu, është përfunduar asfaltimi i rrugëve në fshatin Vraniq, si dhe në segmentin Shirokë–Topliqan, ndërsa janë hapur rrugë të reja fushore në Nëperbisht, duke lehtësuar qarkullimin dhe qasjen e banorëve në zonat rurale.

Këto investime janë pjesë e përkushtimit të përditshëm të kryetarit Muharremaj për të zhvilluar Suharekën dhe për ta bërë atë një vend më të mirë për të jetuar. Me energjinë dhe përkushtimin e tij, ai po e dëshmon çdo ditë se është vërtet një kryetar i palodhshëm dhe i pandalshëm.