KQZ miraton planin e aktiviteteve për zgjedhjet e parakohshme të 28 dhjetorit
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mbajti mbledhjen e 82-të në këtë vit, të kryesuar nga kryesuesi, Kreshnik Radoniqi.
Foto: Ilustrim
Në këtë mbledhje, KQZ mori vendim për caktimin e afateve dhe miratoi planin e aktiviteteve për organizimin e zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Kosovës, të cilat do të mbahen më 28 dhjetor 2025.
Në vazhdim të mbledhjes, KQZ mori vendim për kufizimin e shpenzimeve të fushatës së zgjedhjeve për subjektet politike të cilat do të certifikohen për pjesëmarrje në Zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës. Sipas vendimit të KQZ-së, një subjekt politik ka të drejtë të shpenzojë deri në 2,076,422 euro, pra një (1) euro për votues të regjistruar.

Kjo llogaritje është bërë duke u mbështetur në Rregulloren Zgjedhore nr. 07/2024 për fushatën e zgjedhjeve, monitorimin dhe deklarimin financiar si dhe duke u mbështetur në të dhënat e listës preliminare të votuesve, sipas të cilës numri i votuesve në vendin tonë është 2,076,422.
Në fund të mbledhjes, KQZ miratoi formulën për anëtarë të Komisioneve Komunale të Zgjedhjeve për zgjedhjet e parakohshme për Kuvendine Kosovës, të cilat do të mbahen më 28 dhjetor 2025.