Konjufca pret delegacionin evropian: Kosova synon zgjedhje demokratike dhe anëtarësim në Këshillin e Evropës

17.01.2025

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka pritur në një takim delegacionin e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, të kryesuar nga Petra Bayr.

Konjufca pret delegacionin evropian: Kosova synon zgjedhje demokratike dhe anëtarësim në Këshillin e Evropës Foto: Ilustrim

Sipas njoftimit të Kuvendit, gjatë takimit u diskutua për ligjin e zgjedhjeve dhe rëndësinë e ruajtjes së traditës demokratike të Kosovës. Konjufca theksoi pritshmëritë që proceset zgjedhore në vend të vijojnë të jenë shembull për zhvillimin demokratik, duke nënvizuar se Kosova aspiron të bëhet pjesë e strukturave ndërkombëtare.

“Kryekuvendari Konjufca ritheksoi se Republika e Kosovës mbetet e përkushtuar për t’u anëtarësuar në Këshillin e Evropës, ashtu siç ka qenë dhe vijon të mbetet e angazhuar në ruajtjen dhe zhvillimin e mëtejshëm të demokracisë, mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe fuqizimin e sundimit të ligjit”, thuhet në njoftim.

Në përfundim të takimit, Konjufca falënderoi delegacionin për diskutimet e frytshme dhe uroi një qëndrim të këndshëm në Kosovë.

Suspected Malware | Cloudflare

Warning

Suspected Malware

This website has been reported for potentially distributing malware.

Malware is malicious software created to intentionally disrupt the normal operations of a device.

Learn More