Tërhiqen Konjufca dhe Kollçaku nga gara për President
27.04.2026
Dy kandidatët e Lëvizjes Vetëvendosje për postin e Presidentit të Kosovës, Glauk Konjufca dhe Fatmire Mulhaxha Kollçaku, janë tërhequr zyrtarisht nga kandidatura.
Foto: Ilustrim
Vendimi u bë publik gjatë seancës së Kuvendit të Kosovës, ku po diskutohet për procesin e zgjedhjes së presidentit të ri. Tërheqja e tyre ndryshon dinamikën e garës dhe hap rrugë për zhvillime të reja në këtë proces.
