Konjufca reagon pas polemikave: Termi “frizere” u nxor jashtë kontekstit

19.05.2026

Nënkryetari i Glauk Konjufca ka reaguar pas publikimit të një videoje nga një tubim në Ferizaj, ku u interpretua se ai kishte përdorur termin “frizere” në mënyrë ofenduese ndaj Presidentes Vjosa Osmani.

Përmes një postimi në Facebook, Konjufca tha se rrallëherë reagon ndaj lajmeve të rreme, por sipas tij, “lufta speciale” dhe shtrembërimi i qëllimshëm i deklaratës së tij e detyruan të sqarojë situatën.

Ai shpjegoi se gjatë një tubimi në Ferizaj, një person që e quajti “pseudogazetar” e kishte ndërprerë duke përdorur termin “frizere”, ndërsa ai kishte reaguar vetëm ndaj përdorimit përçmues të këtij profesioni.

Konjufca theksoi se puna e frizereve është fisnike dhe se shumë gra mbajnë familjet e tyre përmes këtij profesioni, duke përmendur edhe përfshirjen e tij në programin e arsimit dual nga qeveria.

Sipas tij, deklarata nuk kishte të bënte fare me Presidenten Osmani dhe se mediat, sipas tij, e kanë shkëputur termin nga konteksti për të krijuar një narrativë të pavërtetë.

“Për çdo rast, të gjithë atyre që ky konstrukt i inxhinieruar i luftës speciale i ka lënduar, u kërkoj ndjesë”, ka shkruar Konjufca.