Kandidatët për kryetarë të komunave kanë shpenzuar rreth 25 mijë euro për aktivitete në rrjete sociale
04.10.2025
Qytetarët e Kosovës do t’i drejtohen kutive të votimit të dielën e ardhshme, më 12 tetor 2025.
Qytetarët do t’i zgjedhin përfaqësuesit e tyre lokalë në 38 komuna si dhe përfaqësuesit në kuvendet komunale.
E që nga nisja e fushatës zgjedhore më 13 shtator 2025 kandidatët për kryetarë të komunave janë mjaftë aktivë.
Sipas Institutit Demokratik të Kosovës është bërë e ditur se 51 prej 201 kandidatëve për kryetarë të komunave, kanë shpezuar rreth 25 mijë euro.
