KDI: Nënshkrimi i kontratave afër muajit të zgjedhjeve jo parimor dhe me mundësi të ndikimit në elektorat

17.01.2022

Me pjesëmarrjen e kryesuesve të kuvendeve të komunave, drejtor të drejtorive komunale për ekonomi dhe financa, zyrtarë të drejtorive për ekonomi dhe financa, zyrtarë të prokurimit si dhe anëtarë të kuvendeve të komunave, është mbajtur tryeza me temën “Shpenzimet e parasë publike në kategorinë e subvencioneve dhe investimeve kapitale gjatë mandatit qeverisës 2018-2021”. Qëllimi i […]

KDI: Nënshkrimi i kontratave afër muajit të zgjedhjeve jo parimor dhe me mundësi të ndikimit në elektorat Foto: Ilustrim

Me pjesëmarrjen e kryesuesve të kuvendeve të komunave, drejtor të drejtorive komunale për ekonomi dhe financa, zyrtarë të drejtorive për ekonomi dhe financa, zyrtarë të prokurimit si dhe anëtarë të kuvendeve të komunave, është mbajtur tryeza me temën “Shpenzimet e parasë publike në kategorinë e subvencioneve dhe investimeve kapitale gjatë mandatit qeverisës 2018-2021”.

Qëllimi i organizimit të kësaj tryeze ishte publikimi i raportit të shpenzimeve të parasë publike në dy kategoritë buxhetore gjatë mandatit të kaluar qeverisës në shtatë komunat më të mëdha të Kosovës si dhe diskutimi i të gjeturave me akter menaxhues dhe vendimmarrës në nivel lokal për të adresuar të gjeturat e raportit me qëllim të reflektimit në një menaxhim më të mirë të parasë publike në përgjithësi.

Naim Cahani, zyrtar i KDI-së duke elaboruar metodologjinë e hulumtimit dhe të gjeturave në raport tha se “Komunat gjatë mandatit qeverisës kanë vazhduar të kenë trend të rritjes të planifikimit buxhetor”.

“Në mesin e shtatë komunave më të mëdha që janë pjesë e këtij hulumtimi, komuna e Mitrovicës së Jugut mbetet njëra ndër komunat e cila kishte trend më të madh të rritjes së planifikimit të buxhetit, krahasuar me vitin e parë dhe të fundit të mandatit qeverisës me 19.88 %. Si komunë e dytë me rritjen më të madh të planifikimit të buxhetit mbetet komuna e Prishtinës me 18.70% derisa komuna e Prizrenit mbetet njëra ndër komunat që kishte një trend më të vogël të rritjes së buxhetit të komunës krahasuar me vitin e parë dhe të fundit të mandatit qeverisës me vetëm 5.9 % rritjeje”, thuhet në komunikatë.

Duke vazhdur më tej Cahani tha se “duke krahasuar shpenzimet e komunave në dy kategoritë buxhetore (subvencione dhe investime kapitale), nga viti i pare deri në vitin e fundit të mandatit qeverisës për periudhën janar shtator, shohim një trend ngritje dhe rënie të shpenzimeve ndër vite”.

Komuna e Prishtinës mbetet njëra ndër komunat e cila ka rritje prej 640.80 % të shpenzimeve në këtë kategori buxhetore të subvencioneve, pasur nga komuna e Prizrenit me 154.45% dhe ajo e Ferizajt me 139.22%.

Komunat qe kanë pasur më pak rritje të shpenzimeve në këtë kategori buxhetore janë komuna e Gjilanit me 1.72 % dhe ajo e Pejës me 16.79%”.

Krahasuar periudhën janar – shtator 2021 me periudhën e njëjtë të vitit 2018, komuna e Gjilanit mbetet ndër komunat e cila ka rritje prej 103.63 % në kategorinë e investimeve kapitale, përcjellur nga komuna e Gjakovës me 11.13%.

Krahasuar me periudhën janar – shtator 2021 me periudhën e njëjtë të vitit 2018, Komuna e Mitrovicës së Jugut mbetet komuna e cila ka shpenzuar 19.70% më pak në këtë kategori buxhetore si dhe komuna e Prizrenit dhe ajo e Prishtinës.

Nga analizimi i të dhënave në kategorinë e kontratave për punë të realizuara gjatë periudhës janar – shtator 2021, mund të kolaudojmë se qeveria lokale e Prizrenit, Pejës, Ferizajt, Mitrovicës së Jugut, Gjilanit dhe Gjakovës, kanë përqendruar aktivitetet e njoftimit për dhënie të kontratës dhe nënshkrimin e kontratës me afër muajit zgjedhor, praktikë kjo e cila mund të konsiderohet si mundësi i shfrytëzimit të pushtetit për të ndikuar në vullnetin e qytetarëve në proceset zgjedhore.

“Nga të gjeturat, rezulton që e vetmja qeveri komunale është ajo e Prishtinës e cila nuk ka përqendruar aktivitetet e saj në dhënien dhe nënshkrimin e kontratave afër muajit zgjedhor në kategorinë e kontratave për punë”, përfundoi Cahani.