KQZ publikon listën e kandidatëve të certifikuar për kryetarë të komunave dhe për kuvende komunale

04.09.2021

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, pas certifikimit të grupit të fundit të kandidatëve, në përputhje me paragrafin 29.7 të Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme, publikon listën e kandidatëve që garojnë për kryetar komune dhe anëtar të kuvendeve komunale nga subjektet politike të certifikuara për Zgjedhjet Lokale 2021. KQZ-ja përmes një njoftimi ka theksuar se lista mund […]

KQZ publikon listën e kandidatëve të certifikuar për kryetarë të komunave dhe për kuvende komunale Foto: Ilustrim

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, pas certifikimit të grupit të fundit të kandidatëve, në përputhje me paragrafin 29.7 të Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme, publikon listën e kandidatëve që garojnë për kryetar komune dhe anëtar të kuvendeve komunale nga subjektet politike të certifikuara për Zgjedhjet Lokale 2021.

KQZ-ja përmes një njoftimi ka theksuar se lista mund të përmbaj lëshime teknike të cilat do të plotësohen.

“Shënim: Lista mund të përmbaj lëshime teknike të cilat do të plotësohen. Pra, këto lista të kandidatëve nuk janë finale dhe mund të pësojnë ndryshime në radhitje apo saktësim të të dhënave”, thuhet në njoftimin e KQZ-së.

Sipas listës së për kryetar komune të publikuar nga KQZ-ja, kandidatët për kryetar të Suharekës janë: Bali Muharremaj nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Salih Zyba nga Lëvizja Vetëvendosje (LVV), Ardian Shala nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) dhe Murtez Zekolli nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK).

Lista e plotë e kandidatëve për kryetar komune:

2021-09-03-Lista-Totale-Kryetar-Komune-1

Lista e plotë e kandidatëve për anëtar të kuvendeve komunale:

2021-09-03-Lista-Totale-Asamble-Tetor-2021_final