Gratë, moda dhe politika bashkohen në Suharekë!
Lëvizja Vetëvendosje në Suharekë vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes së opinionit publik me një sërë aktivitetesh të dedikuara për fuqizimin e grave dhe vajzave.
Në një tubim masiv të mbajtur së fundmi, gra dhe vajza nga e gjithë komuna u mblodhën për të shprehur përkrahjen e tyre për iniciativat e Lëvizjes Vetëvendosje. Ky takim u shënua nga një atmosferë e ngrohtë dhe entuziaste, duke dëshmuar një bashkim të fortë për të avancuar të drejtat e grave dhe për të ndërtuar një të ardhme më të mirë për të gjitha.
“Numri 118 është simbol i premtimit tonë për të bërë vitin 2025 një vit të grave dhe vajzave,” tha Albena Reshitaj kandidate për deputete e LVV-së në Suharekë. “Së bashku, po kthejmë këtë vizion në realitet dhe po ndërtojmë një shoqëri më të drejtë dhe më të barabartë.”
Mbështetje për Talentin dhe Krijimtarinë
Në një tjetër aktivitet, kandidatët për deputete të LVV-së, Saranda Bogujevci, Albena Reshitaj dhe Nora Fetoshi, u takuan me dizajnerin e modës, Fatlind Maliqaj. Gjatë këtij takimi, u vlerësua lartë talenti dhe puna e tij krijuese, duke theksuar rëndësinë e mbështetjes së artit dhe modës në vendin tonë.