Balotazhi i 9 nëntorit: KQZ publikon udhëzimet se si të votohet me postë
31.10.2025
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka dalë me udhëzime lidhur me votimin me postë në balotazhin e 9 nëntorit.
“Si të votoni me postë për raundin e dytë të zgjedhjeve për Kryetar të Komunave – 9 nëntor 2025. Shikoni udhëzimet dhe mësoni si ta plotësoni dhe ta dërgoni fletëvotimin tuaj me postë.Zarfi duhet të dërgohet deri më 8 nëntor 2025”, thuhet në njoftim.
Kosova voton në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale në 18 komuna si: Gjakova, Gjilani, Dragashi, Kaçaniku, Klina, Fushë Kosova, Mitrovica e Jugut, Obiliqi, Rahoveci, Peja, Prishtina, Prizreni, Suhareka, Vitia, Vushtrria, Juniku, Mamusha dhe Kllokoti.


