Bali Muharremaj: “Popullin e dëgjoj dhe vetëm popullit i shërbej”

27.09.2025

Mes shumë betejave dhe sfidave, rrugëtimi nuk u ndal asnjëherë. Përkundrazi, çdo ditë është parë si një mundësi e re për të hapur rrugë ëndrrave të shumta.

Në një shkrim publik, kandidati i AAK-së për kryetar të Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, ka ndarë me qytetarët filozofinë e tij për punën dhe jetën:

“Secilën ditë duhet me nisë me një vullnet të ri, me punu shumë, duke ia lehtësu tjetrit vazhdimin e shumë ditëve tjera, të cilat kanë kuptim kur ka pozitivitet dhe fjalë të mira.”

Muharremaj thekson se nga jeta ka mësuar se rezultatet arrihen vetëm me një formë – me përkushtim dhe durim:

“Duke qenë gjithmonë besnik në punë dhe i durueshëm përballë fyerjeve.”

Ai shprehet se gjen qetësi kur e di që ka përkrahjen e qytetarëve:

“Zemra është plotë dhe mendja e shëndoshë, kur rrugëtimin ta siguron populli. Unë vetëm popullin e dëgjoj dhe vetëm popullit i shërbej.”