Bali Muharremaj në Sallagrazhdë: “Po e ndjemë fuqinë e bashkimit”
Kryetari i Komunës së Suharekës dhe njëherit kandidat për kryetar nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Bali Muharremaj, ka zhvilluar një takim me qytetarët e Sallagrazhdës, ku është theksuar rëndësia e bashkimit dhe përkrahjes së ndërsjellë.
Në këtë tubim, Muharremaj ka vlerësuar se zëri i qytetarëve, energjia dhe mbështetja e tyre përbëjnë një forcë shtytëse për të ecur përpara drejt qëllimeve të përbashkëta.
Ai ka theksuar se çdo fshat, çdo familje dhe çdo takim i mbajtur me qytetarët është i çmuar në rrugën për një Suharekë më të zhvilluar.
“Çdo fshat, çdo familje, çdo takim është i çmuar në rrugën tonë për një Suharekë më të zhvilluar”, ka theksuar Muharremaj, duke nënvizuar se fuqia e bashkimit është elementi kryesor për të arritur vizionin për të ardhmen e komunës.