Ardian Shala takohet me pensionistët: “Meritojnë më shumë kujdes dhe respekt”

05.11.2025

Kandidati për kryetar të Komunës së Suharekës, Ardian Shala, ka zhvilluar sot një takim me pensionistët e komunës, duke theksuar rëndësinë e përfshirjes së tyre aktive në jetën shoqërore dhe institucionale.

Në një postim të bërë në rrjetet sociale, Shala ka shprehur mirënjohje për kontributin e gjeneratave të mëparshme dhe ka theksuar nevojën që institucionet të tregojnë më shumë kujdes ndaj tyre.

“Sot pata kënaqësinë të takoj pensionistët tanë, njerëz që kanë dhënë shumë për këtë vend dhe që meritojnë më shumë kujdes e respekt,” ka shkruar ai.

Gjatë takimit, sipas Shalës, u diskutua për mënyrat e përmirësimit të jetës së pensionistëve dhe për domosdoshmërinë që zëri i tyre të dëgjohet më shumë në institucionet lokale.

“Faleminderit për sinqeritetin dhe për përkrahjen,” ka shtuar kandidati.

Ky takim është pjesë e aktiviteteve të tij elektorale në kuadër të fushatës për zgjedhjet lokale, ku Shala po thekson nevojën për një qasje më sociale dhe të drejtë ndaj kategorive të ndjeshme të qytetarëve.