Albena Reshitaj dhe Salih Zyba nisën ditën në Vraniq

13.01.2025

Kandidatët për deputetë nga Lëvizja Vetëvendosje, kanë nisur fushatën e tyre elektorale në mënyrë aktive.

Albena Reshitaj dhe Salih Zyba nisën ditën në Vraniq Foto: Ilustrim

Në ditën e tyre të fushatës, kandidatët, të shoqëruar nga kryetari i qendrës Jetmir Durmishi, kanë zgjedhur të takohen me banorët e fshatit Vraniq, duke filluar ditën me një kafe të ngrohtë.

Në këtë takim informal, kandidatët Albena Reshitaj (nr 42 në listë) dhe Salih Zyba (nr 110 në listë) kanë pasur mundësinë të dëgjojnë drejtpërdrejt shqetësimet dhe nevojat e banorëve të Vraniqit. Bisedat e hapura dhe të sinqerta kanë qenë fokus i këtij takimi, ku banorët kanë shprehur shpresën e tyre për një të ardhme edhe më të dinjitetshme për vendin dhe komunitetin e tyre.

Ky takim është vetëm fillimi i një fushatë intensive që do të zhvillohet në të gjithë vendin. Kandidatët e Lëvizjes Vetëvendosje do të vazhdojnë të takohen me qytetarët, të dëgjojnë idetë e tyre dhe të prezantojnë programin e tyre për një Kosovë më të mirë.

https://www.facebook.com/LVVTherande/posts/917591067221241
Suspected Malware | Cloudflare

Warning

Suspected Malware

This website has been reported for potentially distributing malware.

Malware is malicious software created to intentionally disrupt the normal operations of a device.

Learn More