AAK prezanton kandidatët për deputetë nga Suhareka, Muharremaj kërkon punë dhe vetëm punë

para 51 dite

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka mbajtur sot tubimin në Suharekë, ku edhe ka bërë prezantimin e kandidatëve për deputetë.

AAK prezanton kandidatët për deputetë nga Suhareka, Muharremaj kërkon punë dhe vetëm punë

Kryetari i degës së AAK-së në Suharekë, Bali Muharremaj, në fjalën hyrëse ka kërkuar që vazhdimisht të respektohet e kaluara dhe të punohet për të ardhmen. Muharremaj ka thënë se Suhareka vazhdimisht ka dhënë për Kosovën si para lufte, gjatë luftës dhe pas saj.

Kryetari Muharremaj ndër tjerash ka kërkuar punë, punë dhe vetëm punë dhe vullneti i tij është rinia.

“Në mënyrë publike deklaroi se në kohën e Ramush Haradinajt në qeverisje, në Komunën e Suharekës kanë ardhur mbi 20 milionë euro investime. Sa më të fortë që jemi më 9 shkurt, aq më e fortë do të jetë Komuna e Suharekës, ka thënë Muharremaj.

Në tubim janë prezantuar edhe kandiadatët për deputetë nga AAK- Dega në Suharekë për zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit 2025.

AAK e Suharekës në zgjedhje do të garojë me:
Albana Bytyqi
Bali Muharremaj
Driton Maliqaj
Kymete Bajraktari
Mensur Selimaj

Këta kandidatë do të përfaqësojnë interesat e qytetarëve të Suharekës në Kuvendin e Kosovës dhe do të punojnë për zhvillimin e mëtejshëm të komunës.


Etiketat

Ofertat e fundit