24 vjet nga vrasja e Ukë Bytyçit, ish-kryetarit të parë të Suharekës pas luftës
Sot shënohen 24 vjet nga vrasja e Ukë Bytyçit, ish-kryetarit të parë të pasluftës të Komunës së Suharekës, një prej figurave të njohura të rezistencës, luftës çlirimtare dhe jetës politike në Kosovë.
Më 27 tetor të vitit 2002, në ditën kur Lidhja Demokratike e Kosovës po festonte fitoren bindëse në Suharekë, Bytyçi u vra, duke e kthyer një ditë feste në një ngjarje tragjike që la gjurmë të thella në vend.
Ukë Bytyçi ishte themelues i LDK-së në Suharekë, bashkëpunëtor i ngushtë i Presidentit historik Ibrahim Rugova dhe epror i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Zonën e Pashtrikut.
Veprimtaria e tij për lirinë e Kosovës kishte nisur shumë përpara luftës, periudhë gjatë së cilës ishte burgosur nga regjimi serb. Pas përfundimit të luftës, ai vazhdoi angazhimin e tij në shërbim të qytetarëve, duke udhëhequr Komunën e Suharekës.
Edhe 24 vjet pas vrasjes, Ukë Bytyçi kujtohet si një figurë që kontribuoi në çlirimin e vendit, ndërtimin e institucioneve dhe zhvillimin e demokracisë.
Jeta dhe veprimtaria e tij mbeten pjesë e rëndësishme e historisë dhe kujtesës së qytetarëve të Suharekës dhe më gjerë.
