923 qytetarë kanë votuar deri më tani në Gjinoc
12.10.2025
Sipas të dhënave të publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), në Komunën e Suharekës deri në orën 17:00 kanë votuar gjithsej 21,700 qytetarë nga 69,770 sa janë në listën e votuesve.
Foto: Ilustrim
Po ashtu, në fshatin Gjinoc të kësaj komune, nga gjithsej 2,583 votues, deri në këtë orë kanë votuar vetëm 923 qytetarë, që në përqindje i bie 35.73%.
Rikujtojmë se procesi i votimit edhe në këtë qendër ka nisur pa probleme që nga ora 07:00 e mengjesit.