Zyba: 14 shkurti është momenti për të filluar ndryshimin në nivelin qendror dhe në atë lokal

06.02.2021

Kandidati për deputetë, nga Lëvizja Vetëvendosje, Salih Zyba, i cili mbanë numrin 110 në listën e kësaj partie ka takuar banorët e lagjës së re në Suharekë. Zyba i shoqëruar nga kandidati për deputetë i LVV’së, Artan Abrashi kanë takuar banorët e lagjës së re në Suharekë ku kanë bashkëbiseduar me ta duke iu treguar […]

Zyba: 14 shkurti është momenti për të filluar ndryshimin në nivelin qendror dhe në atë lokal Foto: Ilustrim

Kandidati për deputetë, nga Lëvizja Vetëvendosje, Salih Zyba, i cili mbanë numrin 110 në listën e kësaj partie ka takuar banorët e lagjës së re në Suharekë.

Zyba i shoqëruar nga kandidati për deputetë i LVV’së, Artan Abrashi kanë takuar banorët e lagjës së re në Suharekë ku kanë bashkëbiseduar me ta duke iu treguar se një qeverisje e mirë është ajo që trajtimin e dinjitetshëm të qytetarëve e konsideron përgjegjësi.

Gjithashtu ata në këtë takim kanë thënë se 14 shkurti është momenti për të filluar ndryshimin nga niveli qendror, e më pas edhe në atë lokal.

Njoftimi i plotë:

Banorët e lagjes së re në Therandë mirëpritën kandidatët për deputetë, Artan Abrashi e Salih Zyba. Një qeverisje e mirë është ajo që trajtimin e dinjitetshëm të qytetarëve e konsideron përgjegjësi. 14 shkurti është momenti për të filluar ndryshimin nga niveli qëndror, e më pas edhe në atë lokal.