Zgjedhjet e 14 shkurtit, Partia Socialiste e Francës në mbështetje të Lëvizjes Vetëvendosje

11.02.2021

Lëvizja Vetëvendosje ka pranuar edhe një mbështetje të radhës nga forcat politike evropiane. Partia Socialiste e Francës dje ka dërguar një letër mbështetëse në adresë të Lëvizjes VETËVENDOSJE!, ku deklaron se “me rastin e zgjedhjeve të parakohshme legjislative të 14 shkurtit 2021, dua të shpreh, në emër të partisë dhe në emrin tim personal, të […]

Zgjedhjet e 14 shkurtit, Partia Socialiste e Francës në mbështetje të Lëvizjes Vetëvendosje Foto: Ilustrim

Lëvizja Vetëvendosje ka pranuar edhe një mbështetje të radhës nga forcat politike evropiane.

Partia Socialiste e Francës dje ka dërguar një letër mbështetëse në adresë të Lëvizjes VETËVENDOSJE!, ku deklaron se “me rastin e zgjedhjeve të parakohshme legjislative të 14 shkurtit 2021, dua të shpreh, në emër të partisë dhe në emrin tim personal, të gjithë urimet për suksesin e Lëvizjes Vetëvendosje!.

Në letër theksohet se “Lëvizja Vetëvendosje ka një program ambicioz i cili i kushtohet shtetit të vërtetë dhe të efektshëm të së drejtës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, shtetit-providencë që ka si merak barazinë mes qytetarëve të vet, shtetit sovran dhe zot të zhvillimit të vet ekonomik, shtetit reformator të demokracisë së vet”.

Letra përfundon me porosinë se “Partia Socialiste ka të përbashkët me popullsinë e Kosovës shpresat e saj se kjo fitore e shumëpritur zgjedhore do t’i hapë udhën një epoke të re për vendin tënd dhe rajonin, duke përgatitur takimin tonë në gji të Bashkimit Evropian”.

Kujtojmë se në zgjedhjet e 14 shkurtit, Lëvizja Vetëvendosje garon me numrin #127, ndërsa kandidatët për deputetë nga LVV – Suharekë, Salih Zyba garon me numrin #110 dhe Hysen Durmishi numrin #50.