LVV
PDK
LDK
AAK

O’Brien: SHBA do të vazhdojë të mbështesë Kosovën, pavarësisht ndryshimeve politike

para 31 dite

Ndihmës Sekretari amerikan i Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, James O’Brien, ka riafirmuar angazhimin e SHBA-së për të mbështetur Kosovën në rrugën e saj drejt integrimit euro-atlantik.

O’Brien: SHBA do të vazhdojë të mbështesë Kosovën, pavarësisht ndryshimeve politike

Gjatë një interviste për televizionin e Serbisë, O’Brien theksoi se pavarësisht ndryshimeve në administratën amerikane, prioriteti i Uashingtonit do të mbetet i njëjtë: të ndihmojë Kosovën të përmbushë aspiratat e saj.

“Do të shihni, se edhe me ndryshimin e administratës në Amerikë, ne do t’i kushtojmë vëmendje nevojave të Kosovës që ajo të ketë sukses në aspiratat e saj,” deklaroi O’Brien.

Në lidhje me dialogun strategjik SHBA-Serbi, O’Brien e vlerësoi atë si një platformë të rëndësishme për të thelluar bashkëpunimin në një sërë çështjesh, duke përfshirë edhe dialogun Kosovë-Serbi. Ai theksoi se edhe pse ka disa çështje të hapura, dialogu ofron një mundësi për të kuptuar më mirë qëndrimet e të gjitha palëve dhe për të gjetur zgjidhje kompromis.

“Kjo është çështja më e ndjeshme, sepse është një çështje për të cilën qeveritë tona nuk janë dakord,” tha O’Brien, duke iu referuar çështjes së Kosovës. “Qëndrimi ynë është se tani ekziston një mundësi për të propozuar një vizion se si serbët mund të jetojnë brenda Kosovës, si komunitet dhe si qytetarë të plotë të Kosovës.”

O’Brien shtoi se ai beson se me ndihmën e dialogut do të mund të shmangim keqkuptimet dhe të gjejmë një zgjidhje që të jetë e pranueshme për të gjitha palët.

Etiketat

Ofertat e fundit