Ndahen 1.7 milionë euro për mbështetjen e këtyre bizneseve

20.07.2022

Ky vendim është marrë në kuadër të zbatimit të masës 1.7 të Pakos së Ringjalljes Ekonomike, për skemat e granteve për zanatet. “Me qëllim të adresimit të shkallës së lartë të papunësisë në vend si dhe aftësimit profesional në zanate, do të mbështesim me grante për vetëpunësim të gjithë ata që janë të gatshëm të […]

Ndahen 1.7 milionë euro për mbështetjen e këtyre bizneseve Foto: Hekuran Murati / Ministria e Financave - Republika e Kosovës / Facebook

Ky vendim është marrë në kuadër të zbatimit të masës 1.7 të Pakos së Ringjalljes Ekonomike, për skemat e granteve për zanatet.

“Me qëllim të adresimit të shkallës së lartë të papunësisë në vend si dhe aftësimit profesional në zanate, do të mbështesim me grante për vetëpunësim të gjithë ata që janë të gatshëm të mësojnë aftësi të reja, për të cilat do të çertifikohen.

Vlera e këtyre granteve arrin shumën deri në 3,000 euro, ku granti do të mbulojë blerjen e pajsijeve dhe themelimin e biznesit, pas përfundimit të trajnimit me sukses dhe çertifikimit”, thuhet ndër tjerash në masën 1.7 të PRE.

Mjetet për këtë, Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve (MFPT) do t’ia transferojë Ministrisë së Zhvillimit Rural (MZhR).