Vjosa Osmani viziton Suharekën, hap zyrën e “Listës Vjosa” dhe takohet me qytetarë

Ushtruesja e detyrës së presidentës, Vjosa Osmani me bashkpunëtorët e saj nga Lëvizja Vetëvendosje gjatë ditës së dielë ka vizituar Komunën e Suharekës.

Osmani gjatë kësaj vizite fillimisht ka bërë homazhe tek lapidari i martirëve dhe tek shtatorja e heroit Ukë Bytyçit, raporton SuharekaOnline.

“Kemi ardh për nderim të martirëve, familjeve të Suharekës të cilëve iu këput jeta në gjysmë nga regjimi gjenocidal serbë, gjithnjë nderimi ndaj tyre e ka edhe simbolikën e rëndësishme të kërkesës për drejtësi, sepse siç e dini akoma nuk ka drejtësi për qindra familje te cilat janë prekur nga këto politika gjenocidale” tha Osmani.

Ajo ka thënë se Ukë Bytyçi është njeri që ka dhënë shumë për Suharekën dhe që mbetet simbol i punës së dijnitetshme dhe të ndershme.

Ushtruejsa e detyrës së presidentës, Vjosa Osmani tutje ka vazhduar edhe për tek zyra e saj ”Lista Vjosa”, e cila tashmë është hapur edhe në Suharekë, ku ka takuar bashkpunëtorët e saj nga Lëvizja Vetëvendosje dhe shumë qytetar të Komunës së Suharekës.

E shoqëruar nga Haxhi Avdyli, Burim Karameta, Rrustem Leti, Ekrem Mustafa, fillimisht vendosen lule tek shtatorja e Ukë Bytyçit dhe tek lapidari i martirëve.

Në hapjen e zyrës së “Listës Vjosa” në Therandë, morri pjesë edhe kryetari i Qendrës së LVV në Therandë, njëherit edhe kandidat për deputet, Salih Zyba.

Takimi i parë iu kushtua grave të dëshmorëve, për të vazhduar në fshatin Sopijë, e në lagjen Canaj në Greikoc, si dhe në fshatin Peqan.

Punësimi, drejtësia, luftimi i krimit e korrupsionit, janë detyrat prioritare që i garanton ndryshimi që po vjen nga qytetarët përmes zgjedhjeve të 14 Shkurtit.

RAPORTO