Vjosa Osmani: Edhe ju si Suharekë nuk jeni bastion i të tjerëve, por jeni bastion i ndryshimit

09.02.2021

Është duke u mbajtur tubimi në kuadër të fushatës zgjedhore në Suharekë nga Lëvizja Vetëvendosje, ku po merr pjesë kandidati për kryeministër nga LVV, Albin Kurti, kandidatja për presidente, Vjosa Osmani si dhe kandidatët për deputetë nga dega e LVV-së Suharekë, Salih Zyba e Hysen Durmishi. Në këtë tubim me qytetarë, Kurti ka thënë se […]

Vjosa Osmani: Edhe ju si Suharekë nuk jeni bastion i të tjerëve, por jeni bastion i ndryshimit Foto: Ilustrim

Është duke u mbajtur tubimi në kuadër të fushatës zgjedhore në Suharekë nga Lëvizja Vetëvendosje, ku po merr pjesë kandidati për kryeministër nga LVV, Albin Kurti, kandidatja për presidente, Vjosa Osmani si dhe kandidatët për deputetë nga dega e LVV-së Suharekë, Salih Zyba e Hysen Durmishi.

Në këtë tubim me qytetarë, Kurti ka thënë se ta çlirojmë njëher e mirë Kosovën nga korrupsioni dhe të bëjmë një fitore të madhe me mbi 61 deputetë.

Po ashtu gjatë këtij tubimi në sheshin e qytetit në Suharekë ka folur edhe Vjosa Osmani.

Ajo ka thënë se ju edhe heren e kaluar keni votuar për ndryshim, por për fat të keq votën e juaj e kanë keqpërdorurur e kanë tjetërsu dhe e kanë dërgu atje ku nuk duhet.

Po ashtu Osmani ka thënë se “Edhe ju si Suharekë nuk jeni bastion të të tjerëve, por ju jeni bastion i ndryshimit ju do ta bëni të mundur referendumin e 14 shkurtit dhe ju do të siguroheni që vota juaj e besimi juaj mos të keqpërdorët kurr më”.