Vetëvendosje nuk tërhiqet, me 14 shkurt garojmë me 110 kandidatë

Vetëvendosje nuk tërhiqet, me 14 shkurt garojmë me 110 kandidatë

Pas publikimit të vendimit të Gjykatës Supreme e cila ka lënë jashtë zgjedhjeve kandidaturën e kreut të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, kjo e fundit ka reaguar.

Përmes një shkrimi kanë bërë të ditur se në zgjedhjet e 14 shkurtit ata garojnë me listën e referendumit prej 110 kanidatëve.

E pamë vendimin e fundit të Gjykatës Supreme. Ky vendim i kundërvihej aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese.

Zgjedhjet do të mbahen më 14 shkurt, ndonëse ka përpjekje për pamundësimin e tyre. Ankesa në Gjykatën Kushtetuese do t’u jepte shpresë këtyre përpjekjeve.

Lista jonë me 110 kandidatë garon në referendumin e 14 shkurtit. Vazhdojmë me aktivitetet tona drejt fitores plebishitare” thuhet në njoftimin e Lëvizjes Vetëvendosje.

RAPORTO