Vendimi i KQZ-së për votuesit nga diaspora, reagojnë nga LVV

11.01.2021

Komisioni Qendror Zgjedhor, ka marrë vendimin për verifikimin e të gjithë votuesve nga diaspora, që aplikojnë për t’u regjistruar si votues në zgjedhjet e 14 shkurtit, në Kosovë. Në vendimin e KQZ-së, thuhet do të kontaktohen prej telefonit të gjithë mërgimtarët që kanë aplikuar për t’u regjistruar si votues. Secili mërgimtar që nuk paraqitet në […]

Vendimi i KQZ-së për votuesit nga diaspora, reagojnë nga LVV Foto: Ilustrim

Komisioni Qendror Zgjedhor, ka marrë vendimin për verifikimin e të gjithë votuesve nga diaspora, që aplikojnë për t’u regjistruar si votues në zgjedhjet e 14 shkurtit, në Kosovë.

Në vendimin e KQZ-së, thuhet do të kontaktohen prej telefonit të gjithë mërgimtarët që kanë aplikuar për t’u regjistruar si votues.

Secili mërgimtar që nuk paraqitet në telefon, atëherë ai nuk do të ketë të drejtë që të votojë në zgjedhjet e 14 shkurtit.

E lidhur me këtë ka reaguar Fitore Pacolli nga Lëvizja Vetëvendosje e cila ka thënë se ky vendim i KQZ-së është heqje e së drejtës së votës.

“Vendimi i KQZ për mërgatën është heqje e së së votës. Të drejtën që ua garanton Kushtetuta e Republikës së Kosovës po ua mohon KQZ përmes procedurave jo kushtetuese e të paligjshme” ka shkruar Pacolli në facebook.

Tutje Pacolli ka thënë se e drejta e votës nuk duhet t’i mohohet askujt vetëm se nuk e hap telefonin.

“E drejta e votës nuk mund t’i mohohet askujt vetëm se nuk e kanë hapur telefonin.

Ky është shteti i kapur. Çkapja fillon me 14 shkurt e këtë e kanë të vështirë ta pranojnë prandaj vendosin kritere antikushtetuese.

Mërgata nuk ndalet” ka shkruar Pacolli.

Suspected Malware | Cloudflare

Warning

Suspected Malware

This website has been reported for potentially distributing malware.

Malware is malicious software created to intentionally disrupt the normal operations of a device.

Learn More