Ndalohen punimet në 7 gurthyes, tre operatorë gjobiten me 7 mijë euro

29.08.2026

Inspektorati i Mjedisit ka ndaluar punimet në 7 gurthyes që kanë operuar në kundërshtim me rregullat dhe kushtet ligjore, ndërsa tre operatorë të tjerë janë gjobitur me gjithsej 7 mijë euro.

Ndalohen punimet në 7 gurthyes, tre operatorë gjobiten me 7 mijë euro Foto: Ilustrim

Masat janë ndërmarrë pas inspektimeve të zhvilluara në Gjilan, Han të Elezit, Shtime, Suharekë, Mitrovicë, Viti, Lipjan dhe Prishtinë, ku janë evidentuar shkelje të kërkesave ligjore dhe standardeve mjedisore.

Procesi i verifikimit të gurthyesve ka nisur në muajin mars. Operatorëve u ishte dhënë afat prej 15 ditësh për të dëshmuar përputhshmërinë e veprimtarisë së tyre me ligjin dhe kriteret mjedisore.

Sipas Inspektoratit, rreth 200 gurthyes kanë dorëzuar dokumentacionin, i cili është shqyrtuar gjatë muajit prill nga një komision i jashtëm i angazhuar nga Ministria. Nga verifikimet është konstatuar se një pjesë e operatorëve nuk i kanë përmbushur kriteret ligjore.

Vetëm gjatë muajit gusht, punimet u janë ndaluar 16 gurthyesve.

Inspektorati i Mjedisit ka bërë të ditur se kontrollet në terren do të vazhdojnë, ndërsa ndaj operatorëve që veprojnë në kundërshtim me ligjin, ndotin mjedisin apo nuk përmbushin standardet e përcaktuara, do të ndërmerren masa ndëshkuese.

Institucioni ka theksuar se mbrojtja e mjedisit, tokës, ujit dhe ajrit mbetet prioritet dhe se përfitimi ekonomik nuk mund të vihet mbi dëmtimin e mjedisit.

Suspected Malware | Cloudflare

Warning

Suspected Malware

This website has been reported for potentially distributing malware.

Malware is malicious software created to intentionally disrupt the normal operations of a device.

Learn More