Të dielën në Komunën e Suharekës votohet në 33 qendra votimi

11.02.2021

Kanë mbetur edhe pak ditë që kur qytetarët e Republikës së Kosovës me të drejtë vote do t’iu drejtohen kutive të votimit për të përzgjedhurit e tyre. Të dielën me 14 shkurt edhe qytetarët e Komunës së Suharekës, me të drejtë vote që janë diku rreth 67,970 qytetarë do të kenë mundësi që të votojnë […]

Të dielën në Komunën e  Suharekës votohet në 33 qendra votimi Foto: Ilustrim

Kanë mbetur edhe pak ditë që kur qytetarët e Republikës së Kosovës me të drejtë vote do t’iu drejtohen kutive të votimit për të përzgjedhurit e tyre.

Të dielën me 14 shkurt edhe qytetarët e Komunës së Suharekës, me të drejtë vote që janë diku rreth 67,970 qytetarë do të kenë mundësi që të votojnë në 33 qendra votimi.

SuharekaOnline ka siguruar listën e qendrave të votimit në Komunën e Suharekës, të cilat mund t’i lexoni më poshtë.

Ndërsa, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, në uebfaqen e tyre në internet, mundëson që çdo qytetarë të gjejë qendrën e tij të votimit për zgjedhjet e parakohshme parlamentare.

Qytetarët të cilët kanë të drejtë të votojnë, kanë mundësi ta dinë adresën e saktë të vendvotimit të tyre.

E, këtë mund ta bejnë përmes ueb faqes së KQZ-së, duke klikuar në këtë link: http://www.kqz-ks.org/sherbimet-per-votuesit/lista-votuese/

Në uebfaqen e KQZ-së, duhët që ta shënoni numrin personal të letërnjoftimit dhe pastaj do të dalë njoftimi me të dhënat tuaja dhe me adresën e saktë të vendvotimit.

Vegza direkte: https://eomp.kqz-ks.org/VCChangeRequests/Index