Takim bashkëbisedues me Zybën e Durmishin, banorët e Sllapuzhanit shprehën brengat për qeverisjet e deritashme

04.02.2021

Kandidatët për deputet nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje dega Suharekë, Salih Zyba dhe Hysen Durmishi po marrin mbështetje të fuqishme të qytetarëve gjatë takimeve të shumta. Në vazhdën e aktiviteteve të fushatës zgjedhore të LVV-së për zgjedhjet e parakohshme të 14 shkurtit, Zyba e Durmishi takuan banorët e fshatit Sllapuzhan. Në këtë takim bashkëbisedues me […]

Takim bashkëbisedues me Zybën e Durmishin, banorët e Sllapuzhanit shprehën brengat për qeverisjet e deritashme Foto: Ilustrim

Kandidatët për deputet nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje dega Suharekë, Salih Zyba dhe Hysen Durmishi po marrin mbështetje të fuqishme të qytetarëve gjatë takimeve të shumta.

Në vazhdën e aktiviteteve të fushatës zgjedhore të LVV-së për zgjedhjet e parakohshme të 14 shkurtit, Zyba e Durmishi takuan banorët e fshatit Sllapuzhan.

Në këtë takim bashkëbisedues me Zybën e Durmishin, banorët e Sllapuzhanit shprehën brengat e tyre për qeverisjet e deritashme dhe shpresat për qeverinë në ardhje.

Kandidati për deputet, Salih Zyba mori fjalën ku tha se “arsyet pse kemi ardhur ato dihen dhe ne me angazhimin që e kemi në zgjedhje dhe me mundësitë që po krijohen mes qytetarëve ne po e synojmë një ndryshim se edhe rezultati ndryshe i zgjedhjeve ka me hap prespektivë dhe mundësi tjera”.

Po ashtu ai tha se “na këtu jemi për me folë për secilin problem, por për këto probleme na duhet një mobilizim e këtu krye temë është mobilizimi për këtë ndryshim”.

Në këtë takim ka folur edhe kandidati për deputet, Hysen Durmishi ku tha se “….Në vitin 2019 u ngjallë një shpresë e madhe për ndryshim dhe qytetarët e dhanë provimin, qytetarët votuan për ndryshimin, ku një pjesë votuan për Vjosa Osmanin e një pjesë për Albin Kurtin. Kështu qytetarët vendosën që opozitën ta bëjë pushtet mirëpo ju e dini krejt se çka ka ndodh mandej krejt kto ndryshime që ndodhën, ku u tradhëtu vullneti i qytetarëve dhe kjo ka ndikuar që jashtëzakonisht sot ta kemi një entuziazëm kaq të lartë për Vetëvendosjen”.

Kutjojmë se kandidatët për deputetë nga LVV – Suharekë në listën e kandidatëve mbajnë numrin, Salih Zyba 110 dhe Hysen Durmishi 50.