Salih Zyba viziton Fabrikën e Mobileve ”TE NASERI”

12.02.2021

Në vazhdën e takimeve në kuadër të fushatës zgjedhore, kandidati për deputetë nga Lëvizja Vetëvendosje, dega në Suharekë, Salih Zyba ka vazhduar takimet edhe sot. Kandidati për deputetë nga Lëvizja Vetëvendosje, dega në Suharekë, Salih Zyba i cili mbanë numrin 110 në listën e kësaj partie sot ka vizituar Fabrikën e Mobileve ”Te Naseri”. Zyba […]

Salih Zyba viziton Fabrikën e Mobileve ”TE NASERI” Foto: Ilustrim

Në vazhdën e takimeve në kuadër të fushatës zgjedhore, kandidati për deputetë nga Lëvizja Vetëvendosje, dega në Suharekë, Salih Zyba ka vazhduar takimet edhe sot.

Kandidati për deputetë nga Lëvizja Vetëvendosje, dega në Suharekë, Salih Zyba i cili mbanë numrin 110 në listën e kësaj partie sot ka vizituar Fabrikën e Mobileve ”Te Naseri”.

Zyba i shoqëruar nga bashkpunëtorët e tij gjatë ditës së premte ka vizituar Fabrikën e Mobileve ”Te Naseri” ku është njoftuar rreth procesit të prodhimit në këtë fabrikë nga përgatitja ideore e deri tek realizimi i produkteve, raporton SuharekaOnline.

Gjithashtu, Zyba ka biseduar edhe për rolin e këtij biznesi në zhvillimin ekonomik të vendit dhe hapjen e vendeve të reja të punës.

Rikujtojmë se Zyba gjatë fushatës zgjedhore ka vizituar edhe biznese të tjera, ku edhe është zotuar se Qeveria Kurti 2, do t’i ndihmojë prodhuesit vendorë, në mënyrë që prodhuesit të mos jenë të diskriminuar brenda vendit kur të njëjtit vlerësohen për cilësi të lartë jashtë tij.