Salih Zyba viziton fabrikën e këpucëve “Solid”

10.02.2021

Kandidati për deputet Salih Zyba, i cili mban numrin 110 në listën e LVV-së gjatë ditës së mërkurë ka vizituar fabrikën e këpucëve “Solid”. Zyba gjatë këtij takimi ka thënë se Qeveria Kurti 2, do t’i ndihmojë prodhuesit vendorë, në mënyrë që prodhuesit të mos jenë të diskriminuar brenda vendit kur të njëjtit vlerësohen për […]

Salih Zyba viziton fabrikën e këpucëve “Solid” Foto: Ilustrim

Kandidati për deputet Salih Zyba, i cili mban numrin 110 në listën e LVV-së gjatë ditës së mërkurë ka vizituar fabrikën e këpucëve “Solid”.

Zyba gjatë këtij takimi ka thënë se Qeveria Kurti 2, do t’i ndihmojë prodhuesit vendorë, në mënyrë që prodhuesit të mos jenë të diskriminuar brenda vendit kur të njëjtit vlerësohen për cilësi të lartë jashtë tij, raporton SuharekaOnline.

Njoftimi i plotë:

Kandidati për deputet Salih Zyba, sot vizitoi fabrikën e këpucëve “Solid” e cila ka 250 punëtorë, produktet e së cilës, për shkak të cilësisë së tyre, tashmë janë prezente në tregun e jashtëm.

Qeveria Kurti 2, do t’i ndihmojë prodhuesit vendorë, në mënyrë që prodhuesit të mos jenë të diskriminuar brenda vendit kur të njëjtit vlerësohen për cilësi të lartë jashtë tij.