Ramë Vataj: Në Suharekë për rimëkëmbje, e mirëqenie të secilit në Kosovë

Kryetari i PDK-së dega Suharekë njëherit edhe kandidat për deputet nga kjo parti, Ramë Vataj është duke vazhduar aktivitetet në fushatën zgjedhore për zgjedhjet e 14 shkurtit.

Në vazhdën e këtyre takimeve Ramë Vataj, gjatë natës së djeshme ka takuar qytetarët e Suharekës.

Gjatë këtij takimi, Vataj ka thënë se kjo parti angazhohet për rimëkëmbjen dhe mirëqenien e secilit qytetarë të Kosovës.

“Në Suharekë, për një qëllim, për rimëkëmbje, e mirëqenie të secilit në Kosovë. Rimëkëmbje! Voto PDK-në! #EnverHoxhaj1 #RameVataj25”, ka shkruar Vataj në Facebook.

Kujtojmë se kandidati për deputet nga Suhareka, Ramë Vataj mban numrin 25.

RAPORTO