Ramë Vataj në Gelancë: Kosova dhe shtetasit e saj është qëllimi, PDK është motori i fuqizimit të vendit

10.02.2021

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) dega Suharekë, Ramë Vataj njëherit edhe kandidati për deputet, po merr mbështetje të madhe të qytetarëve gjatë takimeve të shumta që ai po mban me qytetarë në prag të zgjedhjeve parlamentare. Vataj i cili mban numrin #25 në listën e kandidatëve për deputet nga PDK, është duke vazhduar aktivitetet fuqishëm […]

Ramë Vataj në Gelancë: Kosova dhe shtetasit e saj është qëllimi, PDK është motori i fuqizimit të vendit Foto: Ilustrim

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) dega Suharekë, Ramë Vataj njëherit edhe kandidati për deputet, po merr mbështetje të madhe të qytetarëve gjatë takimeve të shumta që ai po mban me qytetarë në prag të zgjedhjeve parlamentare.

Vataj i cili mban numrin #25 në listën e kandidatëve për deputet nga PDK, është duke vazhduar aktivitetet fuqishëm për fushatën zgjedhore për zgjedhjet e 14 shkurtit.

Në vazhdën e aktiviteteve, Vataj ka vizituar banorët e fshatit Gelancë, ku edhe ka marrur mbështetje të fuqishme për kandidaturën e tij për deputet.

Ai tha se me banorët e fshatit Gelancë diskutuan për rimëkëmbjen e shtetit, për programin konkret të partisë.

“Kosova dhe shtetasit e saj është qëllimi, PDK është motori i fuqizimit të vendit”, ka thënë Vataj.