Fushat zgjedhore në ditët e fundit, me 12 tetor qytetarët votojnë përfaqësuesit e tyre

04.10.2025

Kandidatët për kryetarë të komunave dhe për asamble komunale janë tashmë në ditët e fundit të fushatës zgjedhore.

Kandidatët për kryetarë të komunave dhe për asamble komunale janë tashmë në ditët e fundit të fushatës zgjedhore.

Më 12 tetor, qytetarët do të drejtohen në kutitë e votimit për të zgjedhur udhëheqësit e komunave të tyre për katër vitet e ardhshme.

Gjatë këtyre ditëve, subjektet politike kanë vazhduar takimet me qytetarët në vende të ndryshme, ku kanë prezantuar programet e tyre për drejtimin e komunave.

Fushata ka qenë kryesisht e qetë dhe nuk janë raportuar incidente.

Rikujtojmë se në listën preliminare të votuesve figurojnë gjithsej 73,285 qytetarë me të drejtë vote në Komunën e Suharekës.