Policia e Kosovës harton plan operativ për zgjedhjet e 14 shkurtit

02.02.2021

Drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti në një konferencë për media ka thënë se menjëherë pas shpalljes së zgjedhjeve kanë hartuar një plan operativ. Ai në konferencë bashkë me përfaqësues nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve; Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa; Prokurori e Shtetit; Këshilli Gjyqësor i Kosovës; Komisioni i Pavarur i […]

Policia e Kosovës harton plan operativ për zgjedhjet e 14 shkurtit Foto: Ilustrim

Drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti në një konferencë për media ka thënë se menjëherë pas shpalljes së zgjedhjeve kanë hartuar një plan operativ.

Ai në konferencë bashkë me përfaqësues nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve; Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa; Prokurori e Shtetit; Këshilli Gjyqësor i Kosovës; Komisioni i Pavarur i Medieve dhe OJQ, ka garantuar se qytetarët do të jenë të sigurt në ditën e zgjedhjeve.

Mehmeti gjithashtu ka treguar se policia do të vazhdojë me përkushtim zbatimin e të gjitha ligjeve në fuqi për parandalimin e veprave penale.

“Lidhur me procesin zgjedhor ekziston memorandumi zgjedhor në parandalimin të gjithë atyre që bien ndesh kundër veprës penale” ka thënë Mehmeti.

“Tani jemi në fazën përgatitore ku kemi takime me KQZ-në. Policia e Kosovës do të vazhdojë me përkushtim zbatimin e të gjitha fazave me qëllim të sigurisë që qytetarët të shprehin vullnetin e  tyre për të votuar” ka shtuar tutje ai.