PDK premton ngritje të pagës minimale dhe rritje të pensioneve

17.01.2021

Kandidati i PDK-së për kryeministër, Enver Hoxhaj, i shoqëruar nga nënkryetari Bedri Hamza kanë shaplosur sot programin e PDK-së për Rimëkëmbje ekonomike. Nënkryetari i PDK-së, Bedri Hamza ka premtuar në rast se marrin pushtetin do të ketë ngritje ekonomike prej 5 deri në 7%. Po ashtu Partia Demokratike e Kosovës në prag zgjedhjesh kanë premtuar […]

PDK premton ngritje të pagës minimale dhe rritje të pensioneve Foto: Ilustrim

Kandidati i PDK-së për kryeministër, Enver Hoxhaj, i shoqëruar nga nënkryetari Bedri Hamza kanë shaplosur sot programin e PDK-së për Rimëkëmbje ekonomike.

Nënkryetari i PDK-së, Bedri Hamza ka premtuar në rast se marrin pushtetin do të ketë ngritje ekonomike prej 5 deri në 7%.

Po ashtu Partia Demokratike e Kosovës në prag zgjedhjesh kanë premtuar se do të rrisin pagën minimale e cila tani është 170 euro do të bëhet në 300 euro.

Një ashtu ky subjekt politik ka premtuar se do të ketë edhe rritje të pensioneve për kategori të ndryshme të pensionistëve, si dhe lehtësira për kategorinë e veteranëve.

PDK në krye me Enver Hoxhajn kanë premtuar për një Pako Rimëkëmbjeje Ekonomike deri me 1 miliard euro.