Një ditë para zgjedhjeve mërgimtarët ia mësyjnë Kosovës, vetëm sot 29 fluturime

13.02.2021

Shumë mërgimtarë me të drejtë vote kanë vendosur që të vijnë në Kosovë për të votuar në zgjedhjet e parakohshme parlamentare që do të mbahen me 14 shkurt. Numër i madh i tyre kanë votuar përmes postës, ku sipas të dhënave të deritanishme rreth 16 mijë fletëvotime kanë arritur të deponohen në Dhomën e operacionit […]

Foto: Ilustrim

Shumë mërgimtarë me të drejtë vote kanë vendosur që të vijnë në Kosovë për të votuar në zgjedhjet e parakohshme parlamentare që do të mbahen me 14 shkurt.

Numër i madh i tyre kanë votuar përmes postës, ku sipas të dhënave të deritanishme rreth 16 mijë fletëvotime kanë arritur të deponohen në Dhomën e operacionit të votimit me postë.

Përveç votimeve me postë, një numër i madh i bashkëatdhetarëve kanë vendosur të vijnë në vendlindjen e tyre për të votuar.

Bujar Gashi, zyrtarë për media në Aeroportin e Prishtinës ka bërë të ditur se vetëm gjatë ditës së shtunë në këtë aeroport pritet të aterojnë 29 aeroplan.

“Më 13 shkurt janë planifikuar 29 fluturime në ardhje, prej tyre 16 fluturime nga Zvicra dhe 12 nga Gjermania, dhe një fluturim nga Turqia në mbrëmje!”, ka thënë Gashi.

Ndërsa, sipas të dhënave nga KQZ, bëhet e ditur nga diaspora janë 102 mijë votues, derisa lista e plotë e votuesve për zgjedhjet e 14 shkurtit është 1,794,862 qytetarë.