Muja: Pas të dielës në Kosovë do të ketë rirreshtim të partive, humbësit nuk do të duan të dalin përsëri në zgjedhje

09.02.2021

Armend Muja thotë se nëse LDK-ja ka pranuar të qëndrojë në sallë për Hashim Thaçin, s’ka pse ta bojkotojë zgjedhjen e Vjosa Osmanit presidente. Kandidati për deputet nga Lëvizja Vetëvendosje, Armend Muja është shprehur i bindur se Albin Kurti do të bëhet kryeministër dhe Vjosa Osmani do të bëhet presidente. I pyetur se ku do […]

Muja: Pas të dielës në Kosovë do të ketë rirreshtim të partive, humbësit nuk do të duan të dalin përsëri në zgjedhje Foto: Ilustrim

Armend Muja thotë se nëse LDK-ja ka pranuar të qëndrojë në sallë për Hashim Thaçin, s’ka pse ta bojkotojë zgjedhjen e Vjosa Osmanit presidente.

Kandidati për deputet nga Lëvizja Vetëvendosje, Armend Muja është shprehur i bindur se Albin Kurti do të bëhet kryeministër dhe Vjosa Osmani do të bëhet presidente.

I pyetur se ku do të merren numrat për votimin e Osmanit si presidente, Muja është përgjigjur:

“Pas të dielës [zgjedhjeve] do të ketë rirreshtim të subjekteve politike…Partitë humbëse nuk do të kenë dëshirë të dalin përsëri në zgjedhje sepse ata do të jenë humbësit kryesorë… LDK-ja ka pranuar të qëndrojë në sallë për Hashim Thaçin, s’ka pse ta bojkotojë zgjedhjen e Vjosa Osmanit presidente”, tha ai në “Debat Plus”.

Kujtojmë se të premtën përfundon fushata zgjedhore, ndërsa të shtunën do të jetë heshtje zgjedhore e të dielën qytetarët me të drejtë vote i’u drejtohen kutive të votimit që të votojnë të përzgjedhurit e tyre.