LVV: Secila votë për Vetëvendosjen – 127 – do të jetë e vlefshme!

05.02.2021

Kanë mbetur më pakë se 2 javë që të mbahen zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës, ku qytetarët e Republikës së Kosovës do ta kenë mundësinë t’u drejtohen kutive të votimit që të votojnë të përzgjedhurit e tyre. Lëvizja Vetëvendosje përmes një njoftimi në Facebook ka theksuar se secila votë për këtë subjekt politik […]

LVV: Secila votë për Vetëvendosjen – 127 – do të jetë e vlefshme! Foto: Ilustrim

Kanë mbetur më pakë se 2 javë që të mbahen zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës, ku qytetarët e Republikës së Kosovës do ta kenë mundësinë t’u drejtohen kutive të votimit që të votojnë të përzgjedhurit e tyre.

Lëvizja Vetëvendosje përmes një njoftimi në Facebook ka theksuar se secila votë për këtë subjekt politik do të jetë e vlefshme.

LVV e cila në zgjedhjet e 14 shkurtit garon me numrin 127 ka theksuar se çdo votë do jetë e vlefshme dhe që votuesit të mos dëgjojnë ata që thonë ndryshe.

“Votoni 127, pastaj zgjidhni jo më shumë se pesë numra kandidatësh nga lista jonë”, shkruan në njoftimin e LVV-së.

Ky subjekt politik ka bërë të ditur se çdo votë do të numërohet, që prej numri 1 që është Albin Kurti, e deri në fund.

“T’i japim mbështetje sa më të madhe Lëvizjes dhe kryeministrit tonë!”, përfundon njoftimi i Lëvizjes Vetëvendosje.