Kurti zotohet për heqjen e Kartonit të Gjelbër, rritjen e pagës minimale në 250€…

02.02.2021

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka thënë se në planin për pandeminë të LVV-së është që të vaksinohen së paku 60 për qind të popullatës. “Masat e veprimit do të jenë, vaksinimi i së paku 60 për qind të popullatës, sigurimi i materialit mbrojtës, barnave e testeve, trajnimi i vazhdueshëm dhe rritja e kapaciteteve. […]

Kurti zotohet për heqjen e Kartonit të Gjelbër, rritjen e pagës minimale në 250€… Foto: Ilustrim

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka thënë se në planin për pandeminë të LVV-së është që të vaksinohen së paku 60 për qind të popullatës.

“Masat e veprimit do të jenë, vaksinimi i së paku 60 për qind të popullatës, sigurimi i materialit mbrojtës, barnave e testeve, trajnimi i vazhdueshëm dhe rritja e kapaciteteve. Rritja e kapaciteteve në kujdesin parësor shëndetësor. Do të fillojmë bisedime me vendet e rajonit, me theks të veçantë Shqipërinë, për përballjen e përbashkët me pandeminë COVID-19. Do të përgatitemi e të aplikojmë për anëtarësim në OBSH”, ka thënë Kurti gjatë prezantimit të programit të VV-së për zgjedhjet e 14 shkurtit.

Ndërkohë, ka thënë se do të punojë që edhe ekonomia të dalë nga pandemia.

“Një ekonomi që ka më shumë prodhim e eksport, më shumë punëtorë e më shumë të drejta të punëtorëve. Pa monopole e me ndërmarrje publike që operojnë suksesshëm. Ndërmarrësve tanë do t’u ofrojmë qasje të lehtë në financa për rritjen e prodhimit”, ka thënë ndër të tjera Kurti.

Gjithashtu Kurti është zotuar për heqjen e kartonit të gjelbër për mërgimtarët, rritjen e pagës minimale në 250€, pushimin e lehonisë deri në 12 muaj për të dy prindërit.

Ai po e shpalos programin dhe pas pak do t’i prezantojë edhe kandidatët për deputetët.