Kurti së bashku me Zybën e Durmishin shpalosën prioritetet e qeverisë në fshatin Mushtisht, Samadrexhë dhe Studençan

10.02.2021

Të dielën të gjithë qytetarët me të drejtë vote do ta kenë mundësinë t’u drejtohen kutive të votimit, që të votojnë të përzgjedhurit e tyre. Tashmë ndodhemi në ditët e fushatës zgjedhore për zgjedhjet e parakohshme parlamentare që do të mbahen më 14 shkurt. Në vazhdën e aktiviteteve në këtë fushatë 10-ditëshe, kandidati për kryeministër […]

Kurti së bashku me Zybën e Durmishin shpalosën prioritetet e qeverisë në fshatin Mushtisht, Samadrexhë dhe Studençan Foto: Ilustrim

Të dielën të gjithë qytetarët me të drejtë vote do ta kenë mundësinë t’u drejtohen kutive të votimit, që të votojnë të përzgjedhurit e tyre.

Tashmë ndodhemi në ditët e fushatës zgjedhore për zgjedhjet e parakohshme parlamentare që do të mbahen më 14 shkurt.

Në vazhdën e aktiviteteve në këtë fushatë 10-ditëshe, kandidati për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurti, kandidatja për presidente, Vjosa Osmani dje kanë qëndruar në Suharekë.

Në këtë tubim Kurti gjatë një fjalimi ka përshendetur qytetarët e Suharekës dhe ka thënë se të dielën e 14 shkurtit ta bëjmë fitoren me F të madhe me mbi 61 deputetë, e ta çlirojmë Kosovën nga korrupsioni.

Po ashtu Kurti e Osmani së bashku me kandidatët për deputetë nga Suhareka, Salih Zybën e Hysen Durmishin njëashtu edhe me kandidatët e tjerë Albana Gashi, Haxhi Avdyli, e Drita Millaku vizituan edhe fshatin Mushtisht, Samadrexhë dhe Studençan.

Përgjatë këtyre vizitave në fshatrat e lartëcekur Kurti së bashku me strukturën e LVV-së shpalosën prioritetet e qeverisë së re.

“Fitorja jonë po vërehet në çdo qytet, fshat, lagje e çdo familje dhe vetëm pak ditë na ndajnë nga Referendumi i 14 shkurtit”, ka shkruar Lëvizja Vetëvendosje – Dega Suharekë në Facebook.

Kujtojmë se Lëvizja Vetëvendosje në zgjedhjet e 14 shkurtit garon me numrin #127 ndërsa kandidatët për deputetë nga Suhareka, Salih Zyba në listën e kandidatëve mban numrin #110 dhe Hysen Durmishi numrin #50.