Kryeziu viziton Qendrën e Zjarrfikësve në Suharekë, i falënderon për kontributin e dhënë ndër vite

08.02.2021

Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së, Florim Kryeziu ka vazhduar me aktivitetet dhe takimet elektorale. Kryeziu i cili mban numrin 101 në listën e kandidatëve për deputetë, sot së bashku me kandidatët tjerë për deputet nga ky subjekt politik kanë vizituar Qendrën e Shërbimit të Zjarrfikësve në Suharekë. Ai ka falënderuar stafin e zjarrfikësve për kontributin […]

Kryeziu viziton Qendrën e Zjarrfikësve në Suharekë, i falënderon për kontributin e dhënë ndër vite Foto: Ilustrim

Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së, Florim Kryeziu ka vazhduar me aktivitetet dhe takimet elektorale.

Kryeziu i cili mban numrin 101 në listën e kandidatëve për deputetë, sot së bashku me kandidatët tjerë për deputet nga ky subjekt politik kanë vizituar Qendrën e Shërbimit të Zjarrfikësve në Suharekë.

Ai ka falënderuar stafin e zjarrfikësve për kontributin e dhënë ndër vite.

Kryeziu ka ndëgjuar hallet dhe nevojat e tyre, dhe u zotua se do ti mbështetë iniciativat e tyre të domosdoshme si në vijim: furnizim me mjete makinerike, rritja e numrit të punëtorve, nivelizimi i pagave me koleget e tyre nga komunat përreth, ndërtimi i një objekti, si dhe shërbimi i zjarrfiksëve të jetë pjese e Emergjencave dhe MPB-së.

Po ashtu Kryeziu ka thënë se me qeverisjen e PDK-së, kujdes të shtuar për shërbimin e zjarrfikësve dhe kthimi i normalitetit do të jenë prioritet i këtij subjekti politik.