Kryeziu: Theranda tashmë ka vendosur, së bashku do ta rimëkëmbim Kosovën!

06.02.2021

Kandidati për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Florim Kryeziu po vazhdon të merr mbështetje gjithandej nëpër Therandë. Në vazhdën e aktiviteve, Kryeziu gjatë mbrëmjes së djeshme ka qëndruar në Therandë, ku ka takuar qytetarët. Kryeziu ka thënë se Theranda tashmë ka vendosur, duke aluduar se në këtë komunë do të votohet në […]

Kryeziu: Theranda tashmë ka vendosur, së bashku do ta rimëkëmbim Kosovën! Foto: Ilustrim

Kandidati për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Florim Kryeziu po vazhdon të merr mbështetje gjithandej nëpër Therandë.

Në vazhdën e aktiviteve, Kryeziu gjatë mbrëmjes së djeshme ka qëndruar në Therandë, ku ka takuar qytetarët.

Kryeziu ka thënë se Theranda tashmë ka vendosur, duke aluduar se në këtë komunë do të votohet në shumicë për PDK-në dhe poashtu atë si kandidat për deputet.

“PDK, Rimëkëmbje, Enver Hoxhaj Kryeministër po dëgjoet gjithandej. Jehona e fitores së PDK-së ka filluar të përhapet në çdo shtëpi e lagje, në fshatra e në qytet.

Së bashku do ta rimëkëmbim Kosovën!
Voto #PDK134 #Rimëkëmbje
Voto #HoxhajKryeminister1
Voto #FlorimKryeziu101″, ka thënë Kryeziu.

Kujtojmë se kandidati për deputet nga PDK dega Suharekë, Florim Kryeziu garon me numrin 101.