Konjufca: Valdete Daka është koka e planit për stopimin e VV’së dhe Kurtit

22.01.2021

Anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje, njëherit edhe kandidatë për deputetë, Glauk Konjufca ka reaguar sërish për Kryetaren e Komisionit Qendrorë të Zgjedhjeve, Valdete Dakën. Konjufca ka thënë se sot është parë qartë se Valdete Daka është koka e planit për stopimin e VV-së dhe e Albinin Kurtit. ”Sot u pa qartë për çka e pata fjalën […]

Konjufca: Valdete Daka është koka e planit për stopimin e VV’së dhe Kurtit Foto: Ilustrim

Anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje, njëherit edhe kandidatë për deputetë, Glauk Konjufca ka reaguar sërish për Kryetaren e Komisionit Qendrorë të Zgjedhjeve, Valdete Dakën.

Konjufca ka thënë se sot është parë qartë se Valdete Daka është koka e planit për stopimin e VV-së dhe e Albinin Kurtit.

”Sot u pa qartë për çka e pata fjalën pardje kur thashë që Valdete Daka është koka e planit për stopimin e VV-së dhe të Albinit.I ftoj tash të gjithë ata që dje i thonin VV-së “të respektohet ligjshmëria”, këtë parim ta thonë edhe një herë e me zë të lartë tash që Zyra e Pavarur e Certifikimit i dha të drejtë Albin Kurtit” ka shkruar Konjufca.

”Nëse ky rekomandim nuk zbatohet, atëherë kush nuk po i zbaton vendimet “veç kur nuk po i konvenojnë”? VV-ja a Valdete Daka?” ka shtuar ai.

Tutje Konjufca ka thënë se nëse bordi politik i KQZ’së i mbivendoset zyrës profesionale të certifikimit kjo përfundimisht e fundos pavarësinë e këtij institutcioni.

”Nëse bordi politik i KQZ-së i mbivendoset Zyres profesionale të Certifikimit, kjo përfundimisht e fundos pavarësinë e këtij institucioni bashkë me demokracinë dhe të drejtat e njeriut” ka thënë Konjufca.

”Të drejtat e njeriut dhe demokracia nuk mund të determinohen nga një forum politik, drejtuesja e të cilit, siç po tregon me sjelljen e saj, është përbetuar për eleminimin e Albin Kurtit nga gara e barabartë zgjedhore” ka shtuar ai.