Konjufca e Zyba në Sllapuzhan: Domosdoshmëria për ndryshime është jashtëzakonisht e madhe
Jemi në orët e fundit të fushatës zgjedhore për zgjedhjet parlamentare të 14 shkurtit, Lëvizja Vetëvendosje vazhdimisht po takon qytetarë të shumtë, ku edhe po marrin mbështetje të fuqishme. Në vazhdën e këtyre aktiviteteve në kaudër të fushatës zgjedhore, kandidatët për deputetë nga Lëvizja Vetëvendosje, Glauk Konjufca dhe Salih Zyba u mirëpritën në fshatin Sllapuzhan. […]
Jemi në orët e fundit të fushatës zgjedhore për zgjedhjet parlamentare të 14 shkurtit, Lëvizja Vetëvendosje vazhdimisht po takon qytetarë të shumtë, ku edhe po marrin mbështetje të fuqishme.
Në vazhdën e këtyre aktiviteteve në kaudër të fushatës zgjedhore, kandidatët për deputetë nga Lëvizja Vetëvendosje, Glauk Konjufca dhe Salih Zyba u mirëpritën në fshatin Sllapuzhan.
Konjufca e Zyba qëndruan në lagjen Basha në fshatin Sllapuzhan, ku edhe morën mbështetje nga atje.
“Sfidat nëpër të cilat po kalon vendi ynë janë të shumta, e domosdoshmëria për ndryshime është jashtëzakonisht e madhe”, thuhet në njfotimin e LVV-së dega Suharekë.
Po ashtu ky subjekt politik ka thënë se entuziazmi për fitoren e Lëvizjes Vetëvendosje po vërehet në çdo fshat e lagje të Komunës së Suharekës.
Kujtojmë se Lëvizja Vetëvendosje në zgjedhjet e 14 shkurtit garon me numrin 127.
Njoftimi i plotë:
“Glauk Konjufca dhe Salih Zyba u mirëpriten nga lagjja Basha në fshatin Sllapuzhan.
Sfidat nëpër të cilat po kalon vendi ynë janë të shumta, e domosdoshmëria për ndryshime është jashtëzakonisht e madhe.
Entuzimimi për fitoren Lëvizjes VETËVENDOSJE po vërehet në çdo fshat e lagje të Komunës së Therandës”.