Kandidatët për deputetë nga LDK e Suharekës vizitojnë Fabrikën e Mobileve “TE NASERI”

12.02.2021

Në vazhdën e takimeve me biznese, kandidatët për deputetë nga LDK e Suharekës gjatë ditës së premte kanë vizituar Fabrikën e Mobileve “TE NASERI”. Sipas njofrimir për media thuhet se në takimin me kandidatët për deputetë nga dega e Lidhjes Demokratike të Kosovës në Suharekë, u bisedua për të arriturat dhe sfidat e kësaj kompanie. […]

Kandidatët për deputetë nga LDK e Suharekës vizitojnë Fabrikën e Mobileve “TE NASERI” Foto: Ilustrim

Në vazhdën e takimeve me biznese, kandidatët për deputetë nga LDK e Suharekës gjatë ditës së premte kanë vizituar Fabrikën e Mobileve “TE NASERI”.

Sipas njofrimir për media thuhet se në takimin me kandidatët për deputetë nga dega e Lidhjes Demokratike të Kosovës në Suharekë, u bisedua për të arriturat dhe sfidat e kësaj kompanie.

Nga pronarët e kësaj fabrike edhe gjatë këtij takimi u potencua se ata mbesin të fokusuar në rritjen e kapaciteteve prodhuese dhe hapjen e vendeve të reja të punës.

“Para Dr. Ardian Shala, Dr.Sali Asllanaj, Prof. Bulëza Kuçi dhe Dr.Shefket Kolgeci prezantuam procesin e prodhimit të produkteve dhe mënyrën se si në repartet tona bëhet delegimi i përgjegjësive nga shefat e reparteve e deri te punëtorët, thuhet ndër tjera në njoftim.

Ndërsa kandidatët e LDK-së kanë prezantuar platformën ekonomike të programit të LDK-së.