I rritur në Aleancë, Mensur Selimaj shpresdhënës për ta përfaqësuar denjësisht Suharekën në kuvend

19.01.2021

Në listën e 110 kandidatëve për deputetë të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, në numrin 45 gjendet edhe emri i nënkryetarit të forumit rinor të AAK-së në nivel qendror njëkohësisht anëtarit të kryesisë së AAK-së në Suharekë, Mensur Selimaj. Një politikan i ri në moshë, i zyrtarizuar nga vet kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, i […]

I rritur në Aleancë, Mensur Selimaj shpresdhënës për ta përfaqësuar denjësisht Suharekën në kuvend Foto: Ilustrim

Në listën e 110 kandidatëve për deputetë të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, në numrin 45 gjendet edhe emri i nënkryetarit të forumit rinor të AAK-së në nivel qendror njëkohësisht anëtarit të kryesisë së AAK-së në Suharekë, Mensur Selimaj.

Një politikan i ri në moshë, i zyrtarizuar nga vet kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, i riu nga Greikoci i Suharekës, është një prej të rinjëve që u rrit në Aleancë.

Mensuri tregon se është një i ri, energjik dhe shpresdhënës për ta përfaqësuar denjësisht Suharekën në Kuvendin e Kosovës.

Ndryshe kjo është kandidatura e tij e parë për deputetë të Kuvendit të Kosovës dhe në listën e deputetëve të AAK-së ka numrin #45.