Hoxhaj, Kryeziu e kandidatë të tjerë vizitojnë bizneset e Suharekës

25.01.2021

I shoqëruar nga kandidatët për deputetë të PDK-së nga Suhareka Florim Kryeziu e të tjerë, kryetari në detyrë i kësaj partie, njëherit kandidati për kryeministër Enver Hoxhaj, sot ka vizituar bizneset në Komunën e Suharekës, ku ka prezantuar Planin e Rimëkëmbjes Ekonomike. Gjatë vizitave në tri biznese të Suharekës, Hoxhaj ka thënë se Plani i […]

Hoxhaj, Kryeziu e kandidatë të tjerë vizitojnë bizneset e Suharekës Foto: Ilustrim

I shoqëruar nga kandidatët për deputetë të PDK-së nga Suhareka Florim Kryeziu e të tjerë, kryetari në detyrë i kësaj partie, njëherit kandidati për kryeministër Enver Hoxhaj, sot ka vizituar bizneset në Komunën e Suharekës, ku ka prezantuar Planin e Rimëkëmbjes Ekonomike.

Gjatë vizitave në tri biznese të Suharekës, Hoxhaj ka thënë se Plani i Rimëkëmbjes do t’i adresojë të gjitha problemet me të cilat po përballen bizneset në vend, si pasojë e pandemisë COVID-19.

Hoxhaj ka thënë se gjatë mandatit të tij si kryeministër paga minimale do të rritet nga 170 në 300 euro.

“ Ne duam që të krijojmë një fond, i cili përmes granteve në vlerë prej 500 milionë euro do t’i mbështesë shumë biznese në Kosovë, me qëllim që ta tejkalojnë pandeminë dhe të ofrojmë lehtësira të mirëfillta fiskale për gjithë sektorin privat, meqë sektorin privat e shohim si partner të rritjes ekonomike, të krijimit të vendeve të reja të punës.

Do ta ulim tatimin në të ardhurat për korporata nga 8 në 7, 5 dhe 0 për qind, varësisht nga përmasa e korporatës. Në krahasim me partitë tjera politike, të cilat nuk kanë ide, nuk ofrojnë program dhe ofrojnë një qasje, e cila i ngjanë më shumë komunizmit, Partia Demokratike e Kosovës ka një plan konkret sesi ta rimëkëmbë vendin në planin ekonomik.

Po ashtu, pjesë e këtij plani është edhe rritja e pagës minimale nga 170 euro në 300 euro”, ka thënë Hoxhaj.

Në anën tjetër kandidati për deputetë i PDK-së, Florim Kryeziu i cili në këto zgjedhje garon në numrin #101 ka treguar vendosmërinë e PDK-së për të mbështetur bizneset me planin e rimëkëmbjes ekonomike.