Florim Kryeziu në Suharekë: Do të jemi zëri i qytetarëve

03.02.2021

Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së Florim Kryeziu sot së bashku me kandidatët për deputet nga Dega e Partisë Demokratike të Kosovës në Suharekë kanë hapur zyrtarisht fushatën zgjedhore për Kuvendin e Republikës së Kosovës. “Pas konferencës për media, vazhduam me homazhe te varrezat e dëshmorëve në Therandë dhe te shtatoret e heronjve Besim […]

Florim Kryeziu në Suharekë: Do të jemi zëri i qytetarëve Foto: Ilustrim

Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së Florim Kryeziu sot së bashku me kandidatët për deputet nga Dega e Partisë Demokratike të Kosovës në Suharekë kanë hapur zyrtarisht fushatën zgjedhore për Kuvendin e Republikës së Kosovës.

“Pas konferencës për media, vazhduam me homazhe te varrezat e dëshmorëve në Therandë dhe te shtatoret e heronjve Besim Ndreca dhe Fadil Vata.

Jam i nderuar që së bashku me kryeministrin e ardhshëm Enver Hoxhaj, dhe kandidatët Ramë Vataj, Sadik Halitjaha dhe  Ruzhdi Kurtishaj po garojmë për zgjedhjet e 14 shkurtit që të jemi zëri juaj në qeverisjen e Rimëkëmbjes”, ka theksuar Kryeziu.

Ndryshe Kryeziu në listën e kandidatëve të PDK-së, mban numrin 101.

Postimi i plotë:

Sot bashkë me kandidatët për deputet nga Dega e Partisë Demokratike të Kosovës në Therandë e hapëm zyrtarisht fushatën zgjedhore për Kuvendin e Republikës së Kosovës.

Pas konferencës për media, vazhduam me homazhe te Varrezat e Dëshmorëve në Therandë dhe te shtatoret e heronjëve Besim Ndreca dhe Fadil Vata.Jam i nderuar që së bashku me Kryeministrin e ardhshëm z.Enver Hoxhaj, dhe kandidatët z. Ramë Vataj, z.Sadik Halitjaha dhe z.Ruzhdi Kurtishaj po garojmë për zgjedhjet e 14 shkurtit që të jemi zëri juaj në qeverisjen e Rimëkëmbjes.