Daka flet për kandidatët e dënuar në tri vitet e fundit, nuk e komenton rastin e Kurtit

Kryetarja  e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valdete Daka tha se në bashkëpunim me Këshillin Gjyqësor do të kërkojnë emrat e secilit kandidat të futur në lista zgjedhore, që është i dënuar me vendim të plotfuqishëm brenda tri vjetëve të fundit.

“Subjektet politike mund të aplikojnë deri më 16 janar, si parti politike bashkë me listën e tyre. Duhet të aplikojnë dhe ta sjellin gjithë dokumentacionin. Janë disa procedura të parapara me ligj, sjellin dokumentin, listat e kandidatëve, zyra bën vlerësimin e këtyre kandidatëve dhe pastaj nga Këshilli Gjyqësor, siç na obligon Ligji, do të kërkojmë shqyrtimin e këtyre listave dhe do t’i kërkojmë të gjithë emrat e dënuar me aktgjykim të plotfuqishëm për një vepër penale. KQZ’ja më pas vendos nëse i certifikon ose jo këta emra”, ka thënë ajo, në emisionin Frontal”, në T7.

E pyetur lidhur me rastin e Albin Kurtit, i cili është i  dënuar me vendim të plotfuqishëm brenda tri viteve të fundit, Daka tha nuk e komenton rastin e tij.

“Nuk do të përgjigjem sepse do të jetë vendim i KQZ’së dhe jo i imi. Jemi 11 anëtarë dhe të gjithë bashkë do të vendosim dhe jo vetëm unë. Ka edhe kandidatë të tjerë dhe kjo do të vlejë për të gjithë dhe jo vetëm për një person. Shumë shpejt do ta kemi aplikimin dhe ne nuk e dimë se kush do të jetë kandidat. Nuk do të paragjykojë dhe nuk do të jap përgjigje”, ka thënë më tutje ajo.

Artikull i sponzorizuar

Për ta transmetuar mesazhin tuaj qartë deri në fund më së miri do të ju ndihmojë artikulli i sponsorizuar ku mijëra konsumatorë potencial do ta marrin atë.

Lexo më shumë

Në rast të pakënaqësisë, Daka theksoi se kandidatët kanë të drejtë ankese.

“Një kandidat për deputet nuk mund të largohet nga lista vetëm për një pikë dhe ka shumë pika se pse një kandidat nuk mund të jetë pjesë e listës së ndonjë partie. Nëse KQZ’ja nuk e certifikon, ai ka të drejtë për ankesë e që më pas dërgohet në PZAP. Nëse edhe PZAP’ja vendos njëjte, e nëse përsëri nuk është i kënaqur ai person ai mund të ankohet deri në Gjykatën Supreme. Vendimi përfundimtar është i Supremes dhe ne e respektojmë çdo aktgjykim që del prej kësaj gjykate”, ka thënë ajo/express/

RAPORTO