22 kandidatë nga Suhareka kërkojnë votën e 67,970 vendasëve të tyre

20.01.2021

Në zgjedhjet e fundit parlamentare të vitit 2019 prej 67,637 qytetarëve të regjistruar me të drejtë vote në Komunën e Suharekës asokohe kanë votuar vetëm 27,451 votues apo 40.59%. Më 14 shkurt 67,970 qytetarë të Suharekës kanë të drejtë vote për të votuar për deputetët e legjislaturës së VIII-të të Kuvendit të Kosovës. I kontaktuar […]

22 kandidatë nga Suhareka kërkojnë votën e 67,970 vendasëve të tyre Foto: Ilustrim

Në zgjedhjet e fundit parlamentare të vitit 2019 prej 67,637 qytetarëve të regjistruar me të drejtë vote në Komunën e Suharekës asokohe kanë votuar vetëm 27,451 votues apo 40.59%.

Më 14 shkurt 67,970 qytetarë të Suharekës kanë të drejtë vote për të votuar për deputetët e legjislaturës së VIII-të të Kuvendit të Kosovës.

I kontaktuar nga SuharekaOnline, Zyrtari i Lartë Zgjedhor në Komunën e Suharekës, Skender Qelaj, ka bërë të ditur se në zgjedhjet e 14 shkurtit janë gjithsej 67,970 qytetarë me të drejtë vote.

Ndër vite dalja e qytetarëve të Komunës së Suharekës në zgjedhje parlamentare zakonisht është sjellur rreth 40%.

Kështu në vitin 2014 dalja në votime ishte 42.48%, në vitin 2017 ishte 40.91% dhe në vitin 2019 40.59%, shkruan SuharekaOnline.

Ndryshe në zgjedhjet e 14 shkurtit nga Komuna e Suharekës janë 22 kandidat për deputetë.